Ministri Zharku nënshkruan dy udhëzime administrative: udhëzimin administrativ për vendosjen a panove reklamuese në rrugët nacionale dhe rajonale, si dhe udhëzimin administrativ për sinjalizim dhe rregulla të trafikut rrugor

Prishtinë, 20 qershor  2017


Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot i nënshkroi dy udhëzime administrative:  udhëzimin administrativ, (MI) Nr. 10/2017, për vendosjen e panove reklamuese në rrugët nacionale dhe rajonale, dhe udhëzimin tjetër administrativ (MI), numër 09/2017 për sinjalizim dhe rregulla të trafikut  rrugor.


Sipas udhëzimin administrativ, (MI) Nr. 10/2017,  për vendosjen e panove  të rrugëve nacionale dhe rajonale, të gjithë Personat juridik ose fizik të cilët kanë vendosë panot reklamuese në brezin e rrugës Nacionale dhe Rajonale ose në  brezin mbrojtës të këtyre rrugëve e  të cilët nuk kanë leje nga Ministria e Infrastrukturës për vendosjen e tyre, obligohen që panot reklamuese ti largojnë në afat prej gjashtë (6) muaj nga hyrja në fuqi e këtij Udhëzimi Administrativ.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen për të gjithë personat juridik dhe fizik për vendosjen e panove reklamuese në brezin rrugor dhe brezin mbrojtës të rrugëve Nacionale dhe Rajonale. 

Panotë reklamuese mund të vendoset në brezin rrugor, tokën rrugore  dhe brezin mbrojtës të rrugëve Nacionale dhe Rajonale, sipas kushteve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ. 


Ministri Zharku sot nënshkroi edhe udhëzimin tjetër administrativ (MI), numër 09/2017 për sinjalizim dhe rregulla të trafikut  rrugor.

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të përcaktoj rregullat, llojet, kuptimin, formën, ngjyrën, dimensionet, materialin, vendosjen dhe karakteristikat teknike të sinjalizimit rrugor, si dhe shenjat dhe urdhrat që i jep personi i autorizuar- polici.


Këto dy Udhëzime Administrative hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.


Foto Galeria

Video Galeria