Ministri Zharku me bashkëpunëtorë përuroi rrugën në Kabash të Vitisë
Sot, Ministri i Infrastrukturës , z. Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe me Kryetarin e Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti përuruan rrugën në Kabash te Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë falenderoi Ministrin paraprak z.Fehmi Mujota si dhe Ministrin Lutfi Zharku për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin me gjithë bashkëpunëtorë, për realizimin e këtij projekti dhe tha se presin edhe mbështetje per realizimin e projekteve ne tri fshatra Terstenik-Lubishte- Korbiq ne gjatesi prej 10 km” tha ai.
Ministri Zharku tha se sot nuk jemi vetëm për përurimin e kësaj rruge por për të ju mbështetur edhe në projekte tjera sepse kjo pjesë është e një reëndesie të vecantë.
Vlera e kontratës së këtij projekti ka kushtuar 47.038.42, euro ku Ministria e Infrastrukturës ka ndarë 38.488,42 euro ndërsa Komuna e Vitisë 8.550.00 euro.
Segmenti I Pare përmban gjatësi prej 680m dhe gjerësi 4,2m
Segmenti I dytë me gjatësi prej 140 m dhe gjerësi 3.0m
Punëkryes : Bejta-kom.