MINISTRI ZHARKU DHE NËNKRYETARI I SKENDERAJIT, FADIL NURA NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM MIRËKUPTIMI PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT TË INFRASTRUKTURËS RRUGORE NË KOMUNËN E SKENDERAJIT
Prishtinë, 20 maj 2016
Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me realizimin e projekteve të ndërtimit të rrugëve të reja duke bashkëpunuar me komunat.
Për tu njohur përsëafërmi me gjendjen e rrugëve në komunën e Skenderajit Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi disa projekte rrugore të cilat janë duke u ndërtuar në këtë komunë.
Gjatë kësaj vizite ministri Zharku, e pa zhvillimin e punimeve në rrugën magjistrale Komoran-Drenas-Skenderaj. Me këtë rast ministri Zharku pa nga afër punimet në disa segmente të kësaj rruge: në fshatin Polluzhë, në fshatin Morinë, në fshatin Polac dhe në hyrje të qytetit të Skenderajit.
Ministri Zharku dhe nënkryetari i komunës së Skenderajit, Fadil Nura u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Skenderajit për bashkëfinancimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë.
Me këtë rast, sot ministri Zharku dhe nënkryetari Nura nënshkruan në memorandum mirëkuptimi, sipas të cilit memorandum Ministria e Infrastrukturës do të bashkëfinancojë disa projekte të komunës së Skenderajit.
Me këtë marrëveshje parashihet që të asfaltohen këto projekte rrugore: Abri-Likovc, në vlerë prej 250 mijë euro.
Ndërtim i rrugës Morinë-Krushec, në vlerë prj 300 mijë euro.
Asfaltimi i rrugës që e lidhë fshatin Klinën e ulët me fshatin Prekaz, në vlerë 600 mijë euro.
Ndërtimi i rrugës Prekaz-Gofile-Skenderaj, në vlerë prej 100 mijë euro.
Ministria e Infrastrukturës, me këtë memorandm të mirëkuptimit i ka ofruar bashkëfinancimin e ndërtimit të infrafstrukturës rrugore në fshatrat e Skenderajit, në vlerë 1 milionë e 250 mijë euro.