MINISTRI ZHARKU DHE KRYETARI VELIU VIZITUAN PUNIMET NË ZGJERIMIN E RRUGËS PRISHTINË – PODUJEVË

Prishtinë

6 korrik 2017

 

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu,  vizituan punimet të cilat janë duke u realizuar në zgjerimin dhe aslfaltimin e rrugës nacionale N25, Prishtinë- Podujevë.

 

Me këtë rast Ministri Zharku theksoi:” Sot me kryetarin Veliu po i inspektojmë punimet në zgjerimin e rrugës Nacionale Prishtinë-Podujevë, të cilat kanë filluar vitin e kaluar ndërsa janë duke u zhvilluar sipas dinamikës. Jemi të kujdeshëm maksimalisht që ta kemi një segment të përfunduar me shtresën e parë të asfaltit, në mënyrë që qytetarët tanë që kthehen nga mërgimi dhe të kalojnë këtë pjesë të kësaj rruge sa më lehtë. Unë e njoftova kryetarin Veliu për procedurat të cilat janë duke u zhvilluar për llotin e katër, që po zhvillohen procedurat e tenderimit, e që deri në fund të muajit gusht do të lidhet kontrata edhe për pjesën tjetër. Po ashtu ka përfunduar edhe projekti tjetër që lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova”.

 

Ndërsa, kryetari Veliu e falenderoi ministrin Zharku për projektin i cili po realizohet. “ Kjo rrugë është njëra ndër projektet më të rëndësishme që po bëhet për Podujevën dhe qytetarët e saj. Është mirë që ka filluar asfaltimi i këtij segmenti. Presim që kjo rrugë të zgjerohet sipas dinamikës së paraparë. Besoj se punimet janë duke u kryer me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, dhe dinamikë sipas planit dinamik të punimeve”.

 

Gjatësia e këtij segmenti të asfaltuar është 2600 metra.  

 

Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Foto Galeria

Video Galeria