Ministri Zharku dhe kryetari Muhaxheri, përuruan rrugën e re të asfaltuar Loxhë- Kerstovc-Rasujë-Qallapek si dhe urën në fshatin Jabllanicë

 â€©Prishtinë, 20 korrik 2017


Ministri i Infratsrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Pejës, gazmend Muhaxheri përuruan rrugën e re të asfaltuar e cila i lidhë këto fshatra Loxhë- Kerstovc-Rasujë-Qallapek si dhe urën në fshatin Jabllanicë.

 


Me këtë rast, ministri Zharku theksoi:” Po e përurojmë këtë urë e cila ka përfunuar dhe është në projekt mjaft i rëndësishëm. I falenderojmë të gjithë banorët për mirëkuptimin nga ana e tyre si dhe kompaninë për përfundimin e punimeve në mënyrë profesionale. Sot po e përurojmë edhe rrugën e re e cila është 8.5 kilometra dhe me një investim prej 1 milion e 100 mijë euro. Jemi duke i kryer punimet nga Zahaçi në Pejë dhe po vazhdojmë me punime në projektet tjera sipas memorandumit që e kemi me komunën e Pejës dhe kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxheri”.

Ndërsa, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e falenderoi ministrin Zharku për këto dy projekte të rëndësishme për banorët e kësaj ane:” ne jemi shumë të kënqaur me investimet që ka bërë Ministria e Infratsrukturës, në komunën e Pejës. poasërisht e felenderojmë ministrin Zharku për opunimet që janë duke u zhvilluar me një tempo të përshpejtuar. Besojmë se këto rrugë do të jenë në shërbim të zhvillimit eknomik jo vetëm të komunës së Pejës, por komplet rrafshit të Dukagjinit”.

Ndërtimi i urës në fshatin Jabllanicë të Pejës, ka kushtuar  140,115 euro.
Këto dy projkete të realizuar janë financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Foto Galeria

Video Galeria