Ministri Zharku dhe kryetari Ilazi përuruan fillimin e asfaltimit të dy rrugëve në Kaçanik

Prishtinë, 6 prill 2017



Sot filluan punimet për asfaltimin e dy rrugëve në komunën e Kaçanikut, projekte këto të financuara nga Ministria e Infrastrukturës.  


Me këtë rast, ministri Zharku së bashku zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota dhe me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi morën pjesë në fillim e punimeve të këtyre projekteve infrastrukturore. 


Ministri Zharku i përgëzoi qytetarët për këto projekte dhe ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të zbatojë Memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në mes të MI dhe Komunës së Kaçanikut për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në qytetin e Kaçanikut dhe vendbanimet e kësaj komune. 


Sipas projektit, rruga “Hamëz Jashari” do të ketë gjatësinë 2284.4 metra, gjerësi 5 metra, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 389,781.55 euro.


Ndërkaq rruga në lagjen “Luzha” në fshatin Begracë të Kaçanikut do jetë e gjatë  8177.7 metra, e gjerë 5 metra dhe vlera e ndërtimit të saj kap shumën prej 346,464.26 eurosh. 

 

Foto Galeria

Video Galeria