Ministri Zharku dhe kryetari Ilazi nënshkruan Memorandum mirëkuptimi
Prishtinë, 15 mars 2017
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në Kaçanik.
Me anë të këtij Memorandumi do të financohet realizimi i ndërtimit të rrugëve Nexhmush Elezi, Selim Shehu dhe Burim Rexha, ndërtimit të rrugëve Rushit Luta, Bajram Berisha, Migjeni, Ukë Meta, dhe Blerim Raka, si dhe asfaltimi i rrugës Mejdi Dalloshi (segmenti 1 - nga fillimi i rrugës deri te kryqëzimi me rrugën Tefik Raka dhe segmenti 2 - vazhdimi i ndërtimit të rrugës nga vendi Tek doket shehri), si dhe projekti i asfaltimit të rrugëve Kjani Bela, Asim Vokshi, Veli Dema dhe Voskopoja, për të cilat 50,000 do ti sigurojë MI dhe 90,000 komuna e Kaçanikut.
Projektin për asfaltimin e rrugëve Lushi, Gërlica, Gabrrica, Trupaj dhe Rezhancë-Dullovi të Kaçanikut, në vlerë prej 300,000 do ta financojë MI, e cila do ta financojë edhe projektin për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 100,000 .
MI obligohet të sigurojë mjetet financiare në pajtim me realizimin e punimeve sipas kushteve të kontratës dhe do të caktojë një zyrtar për mbikqyrjen e realizimit të projekteve nga fillimi deri në përfundim të kontratës. MI me vendim do të caktojë detyrat, përgjegjësitë dhe autorizimet e zyrtarit për mbikqyrje.
Komuna e Kaçanikut obligohet që ti krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomike dhe zhvillimin e projekteve në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.
Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve.