Ministri Zharku dhe kryetari i Kamenicës, Begzat Sinani nënshkran marrëveshje bashkëpunimi per infrastrukturen rrugore
Prishtinë
10 qershor 2016
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot në një takim kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzat Sinani.
Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Kamenicës.
Ministri Zhaku theksoi se ministria e Infrastrukturës, është duke vazhduar që të realizojë projekte të shumta duke bashkëfinancuar me komunat.
Në fund të takimit ministri Zharku dhe kryetari Sinani nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Kamenicës.
Sipas kësaj marrëveshje vlera e realizimit të tyre do të jetë 50 mijë euro.