Ministri Zharku dhe kryetari Bashota, nënshkruan një marrëveshje për financimin e infrastrukturës në komunën e Klinës

Prishtinë

9 qershor 2016

 

Sot, ministri i Infratsrukturës Lutfi Zharku priti në një takim pune kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Klinës.

 

Ministri Zharku është shprehur i gatshëm që të ndihmojë komunën e Klinës në realizimin e disa projekteve rrugore.

 

Andaj, ministri Zharku dhe kryetari Bashota nënshkruan një memorandum të mirëkuptimit për financimin e projekteve rrugore të komunës së Klinës. 

Sipas kësaj marrëveshje, Ministria e Infrastrukturës do të bashkëfinancojë në asfaltimin e rrugës në fshatin Kërnicë, me 162 mijë euro, si dhe asfaltimin e rrugës së fshatit Gjurgjevik i Madh, me 127 mijë euro. 

Këto projekte të cilat do t’i financojë Ministria e Infrastrukturës, kapin vlerën prej 289mijë e 500 euro.

 

Foto Galeria

Video Galeria