Ministri z. Liburn Aliu priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağri Sakar
Ministri i MMPHI-së, z. Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağri Sakar.
Në këtë takim, dy palët diskutuan përgjithësisht për zbatimin e politikave adekuate që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm mjedisor, si dhe për projektet përkatëse në fushën e infrastrukturës.
Ambasadori Sakar, shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit për përkushtimin e tij në zbatimin e objektivave dhe projekteve për mjedisin dhe infrastrukturën, si dhe ofroi mbështetjen e tij për vazhdim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e mjedisit dhe infrastrukturës.