Ministri Pal Lekaj, zyrtarisht pranoi pozitën e ministrit nga ish-ministri Hanefi Muharremi
Prishtinë
11 shtator 2017
U bë pranim dorëzimi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës. Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht postin e ministrit Pal Lekajt.
Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për projektet e realizuarra deri më tani, sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Infrastrukturës.
Ish-ministri Muharremi e ka uruar për detyrën e Ministrit të Infrastrukturës, ministrin Lekaj. Ndërsa ministri i ri i MI-së, z. Pal Lekaj, falenderoi ish-ministrin Muharremi për punën që ka bërë në këtë ministri.
Pranim dorëzimi u bë në zyret e Ministrisë së Infrastrukturës. â