MINISTRI PAL LEKAJ U TAKUA ME PËRFAQËSUES TË UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARO-GJERMANE

Prishtinë, 10 nëntor 2017

 

 

Pas një serie takimesh me ndërmarrës të suksesshëm shqiptarë, që veprojnë në Gjermani dhe me përfaqësues të skenës politike gjermane dhe të Parlamentit Evropian, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili bashkë me deputeten Teuta Haxhiu dhe me bashkëpunëtorë po qëndron në vizitë zyrtarë në Gjermani, sot e përmbylli vizitën me takimin me përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, përkatësisht me drejtorin ekzekutiv të Unionit, Bekim Brestovcin.  

 

“Duke qenë bashkë në angazhime, do të bëjmë që të ngrohen raportet në mes të diasporës dhe vendit tonë, Kosovës dhe të forcohet besimi i ndërsjellë”, tha ministri Lekaj gjatë bisedës me Brestovcin. “Diaspora jonë ka nevojë për mundësi, e jo për demagogji. Ju faleminderit për pritjen! Mbështeteni Kosovën, sepse është juaja!”, tha ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke i inkurajuar përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Gjermani që t’i shfrytëzojnë të gjitha mënyrat legjitime për ta ndihmuar rrugën e Kosovës drejt një zhvillimi më të hovshëm ekonomik. 

Foto Galeria

Video Galeria