Ministri Pal Lekaj takoi stafin udhëheqës të Ministrisë së Infrastrukturës
Prishtinë
12 shtator 2017
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Nebih Shatri u.d, gjatë ditës së sotme është takuar drejtues të departamenteve të ministrisë.
Në këtë takim u bisedua për angazhimet e tyre si dhe për rrjedhën e zhvillimit të prjokteve në infrastrukturën rrugore, përkatësisht në ndërtimin e Autsotradës “Arbër Xhaferi” dhe rrugëve të tjera të cilat janë në ndërtim e sipër. Ministri Lekaj, diskutoi me drejtorët edhe për gjendjen e rrugëve, shenjëzimin, mirëmbajten, sigurinë në rrugë, etj.
Në këtë takim ministri Lekaj i siguroi drejtorët se do të punojmë së bashku për të përfunduar punët më shpejtësinë e duhur, si në infrastrukurë, poashtu edhe në sektorë të tjerë.
Ministri Lekaj, vlerësoi se të gjithë do të japim maksimumin që të mundësohet realizimi i projekteve sipas planit që janë paraparë, si dhe ofrimin shërbimeve adekuate për qytetarët e vendit tonë.