Ministri Pal Lekaj takohet me një grup investitorësh Çek

 Prishtninë , 29.11.2017


Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur një grup investitorësh nga Çekia të cilët ishin të shoqëruar nga kryetari i sapo zgjedhur i Istogut Gani Dreshaj. Ministri Lekaj i ka njoftuar investitorët me projektet ambicioze që priten të realizohën përgjatë katër viteve të ardhëshme dhe për mundësitë e shkëlqyera që i ofron Kosova për investitorët e jashtëm.


“Fillimisht më lejoni që t’ju uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës. Njëherit dua t’ju siguroj se ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me investitor serioz sepse kemi projekte shumë të rëndësishme dhe që na duhen kompani serioze në realizimin e tyre. Ne kemi disa projekte që janë kapitale dhe që do të realizohen në katër vitet e ardhëshme”, tha ministri Lekaj.


Më tutje ministri Lekaj i ka informuar investitorët edhe për garancitë që i ofron ai si ministër për të gjithë investitorët, por edhe garancitë që i ofron qeveria e Kosovës për të gjitha kompanitë e huaja dhe vendore që investojnë në vend.


Ndërkaq Vladimir Hejduk nga kompania “Rowan Legal” ka falenderuar ministrin Lekaj për takimin tejet produktiv dhe informues përkitazi me projektet ambicioze të Ministrisë së Infrastrukturës dhe garancitë që ai dhe qeveria i ofrojnë për ta si investitor potencial në të ardhmen.


“Ministër Lekaj më lejoni që t’ju falenderoi edhe në emër të kolegëve nga kompania tjetër “WNG Target” që janë sot me mua, dhe dua të ju informoi se ne si kompani me një qarkullim prej miliarda eurosh jemi të interesuar që të jemi prezent në projekte të ndryshme në Kosovë i dhe në industrinë ushqimore. Ne jemi të interesuar që të themelojmë edhe Odën ekonomike Çeko-Kosovare”, tha Vladimir Hejduk nga kompania Rowan Legal.


Ministri Lekaj i ka ftuar investitorët Çek që të investojnë në Kosovë, duke u garantuar atyre se ministria që ai drejton dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të jenë nikoqir serioz dhe garantues të investimeve të tyre. 

Foto Galeria

Video Galeria