MINISTRI PAL LEKAJ PRITI KRERËT E KOMUNAVE TË SKENDERAJT DHE TË DRENASIT, BEKIM JASHARIN DHE RAMIZ LLADROVCIN

Prishtinë, 16 nëntor 2017

 11:36

 

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilët zhvilloi një bisedë miqësore e të përzemërt. Jashari e Lladrovci fillimisht i uruan ministrit Lekaj pozitën dhe suksese ne punë, ndërsa ministri Pal Lekaj i falënderoi të dy kryetarët për vizitën e sotme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe i uroj për zgjedhjen e tyre në krye të komunave respektive. Ai bisedoi me kryetarët e Skenderajt dhe të Drenasit për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore, me ç’rast ministri Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do tu qendrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për ketë rajon.

Foto Galeria

Video Galeria