Ministri Pal Lekaj, do të merr pjesë në konferencën “High-level Conference on Evropian Multimodal Freight Transport – better Transport Connectivity”, në Sofje
Prishtinë,
19 mars 2018
Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj nga data 19 deri me 21 mars 2018 do të jetë në vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të autoriteteve të shtetit të Bullgarisë, e cila e kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, në konferencën në Sofie “High-level Conference on Evropian Multimodal Freight Transport – better Transport Connectivity”. Gjatë kësaj konference, ministri Lekaj do të takojë disa nga ministrat (homolog) të linjës dhe do të provojë që me të njëjtit të diskutojë temat respektive që kanë të bëjnë me hapjen e koridoreve dhe komunikimit ekonomik ndërmjet shteteve anëtare të TENT-it.
Në ketë konferencë do të diskutohen temat: Drejt Sistemit Evropian të qëndrueshem dhe të integruar të transportit multimodal, Roli lidhjeve të hekurudhave dhe porteve për transportim efikas multimodal të mallrave, Rëndësia tejet e madhe, e lidhjes hekurudhore nga Prishtina për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”: për hekurudhën, aeroportin dhe për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, Sfidat multimodale dhe mundësitë për regjionin e Ballkanit si dhe Arkitektura e qëndrueshme e financimit të projekteve për TENT.