Ministri Pal Lekaj dhe kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, vizituan punimet në Gllogjan
Prishtinë,
12 prill 2018
Sot, Ministri i Ministrisë së Infrasturkturës, Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, vizituan disa projekte rrugore në këtë komunë, të cilat janë në procesin e tyre të realizimit. Ministri Lekaj ka treguar edhe një herë përkushtimin e Ministrisë së Infrastrukturës për të kryer në afat punimet e të gjitha projekteve të filluara, në mënyrë që qytetarët e vendit të përfitojnë sa më parë nga këto projekte infrastrukturore.
Gjatë vizitës që u bëri punimeve në Gllogjan, ministri Lekaj tha se Gllogjani e meriton të ndihmohet edhe për shkak të simoblikës që ka dhe për shkak të kontributit që ka dhënë.
“Sot jemi në inspektim të punimeve dhe implementim të projekteve që kanë filluar. Ne jemi zotuar edhe kur ka filluar ky projekt që të mos lëmë asnjë centimeter rrugë pa u rregulluar në Gllogjan, sepse Gllogjani e ka simbolikën e vet, është vend i sakrificës dhe kanë dhënë shumë për vendin, prandaj ne po bëjmë diçka për ta dhe mendoj që meriton edhe më shumë, kështuqë ne jemi të gatshëm t’i mbeshtesim projektet jo vetëm në Gllogjan, por në tërë Kosovën. Kur jemi te Deçani ne kemi edhe shumë projekte të tjera që do t’i implementojmë këtë vit, por edhe në vitet në vijim. Vlera e këtij projekti është 360 mijë euro dhe do të ketë edhe buxhet shtesë për rrugët dhe rrugicat”, tha ministri Lekaj.
Ndërsa kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se ndihma e ministrisë për komunën e Deçanit është ndihmë që i është dashur kësaj komune.
“Jemi në fshatin Gllogjan, ky është investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ministrit Pal Leka,j i cili na ka ndihmu shumë në këtë që të kemi një infrastrukturë standarde ashtu siç e meritojnë të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, mirëpo edhe të të gjithë Kosovës. Këtu bëhet fjalë për një projekt që është 6.7 km rrugë e këtij fshati që duhet të asfaltohen, mirëpo që janë edhe një pjesë e kanaleve të ujitjes për këtë fshat dhe sot ministri ka ardhur për t’i vizituar këto punime. Ne jemi të kënaqur edhe me kompaninë edhe me përkushtimin që ministri e ka në këtë detyrë. Kemi nevojë edhe për ndonjë ndihmë shtesë në vijim të punimeve”, tha kryetari Ramosaj.â