Ministri Mujota vizitoi punimet në rrugët rajonale Prishtinë-Mitrovicë, në Mazgit si dhe Prishtinë-Pejë, në Gjurgjicë
Sot, ministri i Infrastrukturës, Femi Mujota me bashkëpunëtorë vizitoi punimet të cilat janë duke u zhvilluar në vendpunishtet për zgjerimin e rrugëve magjistrale Prishtinë-Mitrovicë (M2) dhe Prishtinë-Pejë (M9).
Fillimisht ministri Mujota, vizitoi pjesën në të cilën është duke u punuar për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Mazgit. Ministri Mujota u njoftua me punën e cila është duke u bërë, si dhe me dinamikën e këtyre punimeve, në një rrugë e cila ka rëndësi mjaft të madhe për vendin tonë, pasi që në këtë drejtim ka një qarkullim mjaft të madh të automjeteve. Ministri Mujota, u shpreh i kënaqur me kënaqur me cilësinë e këtyre punimeve si dhe me dinamikën e tyre .
Në pronocimin e tij për media, lidhur me këtë projekt ministri Mujota tha:” Ministria e Infrastrukturës ka kontraktuar më tepër se shtatë kilometra në zgjerimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë. Punimet po ecin sipas dinamikës së paraparë. Ky projekt afatin e zbatimit e ka për dy vitet e ardhshme. Jemi të sigurtë se ndërtimi i kësaj rruge do të zhkoi sipas parashikimeve sepse tashmë buxheti është siguruar”.
Ministri Mujota gjithashtu vlerësoi se përveç buxhetit të këtij viti që e kemi paraparë për këtë projekt, me vlerë prej 11 milionë e 500 mijë euro, tashmë janë nënshkruar edhe dy marrëveshje për financim, ajo me Bankën Investive Evropiane dhe tjera me Bankën Ismamike, si dhe presim që të kemi një bashkëpunim të mirë edhe me Fondin e Arabisë Saudite. Janë krijuar kushte që kjo rrugë të përfundohet sipas afateve kohore të parapara pr këtë projekt”.
“Punimet në ndërtimin e rrugëve të reja po vazhdojnë kudo në Kosovë, pasi që në vendin tonë në ndërtimin e rrugëve të reja po punohet në më tepër se 100 projekte, duke ndërtuar rrugë magjistrale, rajonale si dhe rrugë lokale. Në këtë drejtim iu kemi dalë në ndihmë autoriteteve lokale, që të përmirësojnë infrastrukturën rrugore për qytetarët e komunave të tyre” shtoi ministri Mujota.
Pas kësaj vendpunishte, ministri Mujota vizitoi edhe punimet të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, në Gjurgjicë, rrugë kjo e cila ka një rol të pa zëvendësuseshëm, për shkak se përmes saj lidhen disa komuna të vendit tonë.
Ministri Mujota pa nga afër zhvillimin e këtyre punimeve në këtë rrugë. Me këtë rast ministri Mujota theksoi:” Në këtë segment, në nëntë kilometrat e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, nga kyçja në Autostradë deri te Kijeva, punimet janë duke vazhduar sipas planit. Operatorët ekonomik kanë hapur frontë të punës, dinamika e tillë e këtyre punimeve na tregon se nuk do të kemi vonesa dhe ngecje në planin dinamik dhe në projektin e paraparë që brenda afatit kohor prej dy viteve të përfundojë ky segmnet rrugor.
“Ministria e Infrastrukturës poashtu ka bërë përgatitjet për hartimin e projektit nga Kijeva deri në Klinë. Brenda buxhetit të vitit 2014, ne do të parashikojmë mjetet e nevojshme financiare. Zgjerimi i kësaj rruge do të vazhdoi edhe më tutje, është arritur përparim i madh në këtë drejtim, por jemi duke punuar që rruga Prishtinë-Pejë të përfundojë ashtu siç është planifikuar” pohoi Mujota.
Përveç këtij projekti Ministria e Infrastrukturës, nga Peja në drejtim të Prishtinës është duke punuar rreth projektit në gjatësi prej 2 kilometrash i cili do të ndihmojë në qarkullimin më të mirë të qytetatëve në qytetin e Pejës.
Ministri Mujota premtoi edhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve të tanishme magjistrale. Lidhur me këtë, ministri Mujota theksoi:” Për vitin 2014, Ministria e Infratsrukturës, ka paraparë që të përmirësojë gjendjen e të gjitha rrugëve magjistrale, në të gjitha drejtimet në Kosovë, sepse tashmë shumicën e rrugëve lokale e kemi arritur t’i përmbushim objektivat. Besojmë që ato pak rrugica që mbesin të papërfunduara nëpër të ndryshme të Kosovës, një pjesë të tyre do të mund t’I mbarojnë autoritetet locale, por nëse kërkohet përkrahja e ministriesë së Infratsrukturës në këtë drejtim ne jemi të gatshëm t’i përkrahim”.