Ministri Mujota vizitoi punimet e Autostradës Vërmicë-Merdar
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë vizitoi punimet të cilat po zhvillohen në Autostradën Vërmicë-Merdar.
Duke e ditur rëndësinë e një projekti kaq madhor për vendin tonë, ministri Mujota i ka shpeshtuar vizitat e tij, në këtë vendpunishte, duke parë nga afër se si po zhvillohen këto punime të një projekti shumë të rëndësishëm për vendin tonë.
Lidhur me ecurinë e punimeve, ministrin Mujota e njoftuan përfaqësuesit e konzorciumit, „Bechtel & Enka“.