Ministri Mujota vizitoi punimet e asfaltimit të rrugëve në fshatin Polac të Skenderajit
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, i shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe përfaqësues të komunës së Skenderajit, vizituan sot punimet që po bëhen gjatë asfaltimit të rrugëve të fshati Polac të kësaj komune.
Gjatë kësaj vizite, ministri Mujota tha se po bëhet një punë e madhe në ndërtimin e rrugëve të vendit tonë.
Ministri Mujota u shpreh i kënaqur me nivelin e punimeve-asfaltimit të këtyre rrugëve.
Punimet në këto rrugë janë në përfundim e sipër, dhe kapin vlerën financiare prej 627 mijë euro.
Gjatësia e rrugës R102, si rrugë lidhëse është 1.3 kilometra. Ndërsa, gjatësia e rrugës lokale të këtij fshati është 1.8 kilometra.
Këto projekte do të përfundojnë në muajin gusht të këtij viti, ndërsa projektin është duke e realizuar kompania “Kalaja”.