Ministri Mujota, vizitoi Lipjanin dhe projektet rrugore te kesaj komune te cilat jane duke u ndertuar
Në këtë takim ministri Mujota dhe kryetari Buja biseduan për thelllimin e bashkë punimit, të mëtutjeshëm në vazhdimin e realizimit të projekteve të reja të Infrastrukturës rrugore në këtë komunë.
Pas vizites së punimeve, te cilat jane duke u zhvilluar në hyrje të këtij qyteti dhe pas njoftimit me projetkin për njërin nga udhëkryqet që gjendet në hyrje të Lipjanit, ministri Mujota tha:
“Sot jemi në një vizitë pune në komunën e Lipjanit, ku po punohet në një projekt shumë të rëndësishëm për këtë komunë. Në këtë takim kryesisht biseduam për projektin i cili po zhvillohet në hyrje te ketij qyteti dhe i cili është bashkë financim i kësaj komune me Ministrinë e Infrastrukturë. Ky projekt po zhvillohet me një dinamikë të punimeve në më nyrë të përshpejtuar, ndërsa punimet pritet që të përfundojnë në afatin e paraparë sipas kontratës.
Në projektin i cili është duke u realizuar në hyrje të qytetit të Lipjanit, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e infratsrukturës ka investuar me 615 mijë euro, ndërsa komuna e Lipjanit, ka investauar në vlerë prej 700 mijë eurove.
Me këtë rast, ministri Mujota pohoi se është duke u punuar në tërë Kosovën, në ndë rtimin e rrugëve, ka ardhur koha që t’u kushtohet rëndë si rrugëve që e ngrisin cilë sinë e jetës, së qytetarëve dhe jo më projeteve emergjente.
Në kuadër të vizitave tona të rregullta që do të bëjmë aty ku kemi projekte në realizim do të bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës e ka bërë një investim të mirë të projekteve publike për të mirën e qytetarëve në gjitha rajonet aty ku ka më tepër nevojë, vlersoi ministri Mujota .
Ne do të vazhdojmë edhe më tutje fuqishëm me investime të reja, në ato pjesë të Kosovës, ku ka pasur mungesë të projekteve të tilla.
Ministri Mujota beri te ditur: “ Me kryetarin Buja kam biseduar edhe projektin madhor nacional për Autostradën Prishtinë -Hani i Elezit, i cili projekt përshkon në një territor të gjerë të kësaj komune. Në këtë projekt jemi në procedura të rregullta të parakualifikimit në përzgjedhjen e këshilltarit të transkasionit, natyrisht është hapur edhe shprehja e interesit. Deri në fund të vitit presim që ne si ministri të përfundojmë me përgatitjen teknike dhe krijimin e kushteve të volitshme buxhetore dhe pastaj të nënshkruhet edhe kontrata për këtë rrugë.
“Rruga e Kombit” ësht duke vazhduar, ajo do të vazhdojë, dhe me këtë project do të lidhen tri qendra të mëdha, Prishtina-Tirana dhe Shkupi. Me këtë rast Lipjani do të jetë një përfitues i madh nga ky projekt, në kuptimin e zhvillimit akonomik dhe atë të qarkullimit të qytetareve” shtoi ministri Mujota.
Gjatë takimit të sotëm, ministri Mujota dhe kryetari Buja, përcaktuan edhe një pikë tjetër e cila ka të bëjë me sigurinë në komunikacion, konkretisht per projektin në udhëkryqin e rrugëve Prishtinë -Lipjan-Shtime-Suharekë dhe Prizen, si dhe ajo e Aeroportit. Ne kete do të realizohet ndërtimi në një rreth rrotullimi. Ky investim do të jetë në ngritjen e sigurisë në këtë pjesë , për shkak se është një rrugë e cila ka një qarkullim të madh të automjeteve. Ky project do të realizohet gjatë kë tij viti, pasi që inxhinierët kanë kryer punën teknike.
Ndërsa, kryetari Buja e falenderoi ministrin Mujota për vizitën e tij si dhe përkrahjen e kësaj ministrie dhënë komunës së Lipjanit.
Projektin më madhor për këtë komunë, Ministria e Infratsrukturës për komunë n e Lipjanit e dha në realizimin e zgjerimit të rrugës së këtij qyteti në katër korsi, e cila rrugë lidhet me rrugën magjistrale Prishtinë -Shtime-Suharekë -Prizren.
Buja gjithashtu shprehu falenderimet tij edhe për ndërtimin e rrethrrotullimit në hyrje të Lipjanit, sepse sipas tij në këtë pikë të zezë do të shtohet siguria e qytetarëve në komunikacion.