Ministri Mujota vizitoi Komunen e Ferizajt
Ministri i Infratsrukturës Fehmi Mujota sot vizitoi komunën e Ferizajit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Agim Aliu.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Ferizajit në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore.
Ministri Mujota, u shpreh se ministria e InfrasTrukturës edhe këtë vit do të vazhdojë me ndërtimin e rrugëve të reja si dhe bashkëpunimin me komunën e Ferizajit duke realizuar projektet që janë si më prioritare, për qytetarët e kësaj komune.
Kreu i ministrisë së Infrastrukturës, gjatë kësaj vizite nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Kuvendit Komunal të, Ferizajt për zgjerimin e rrugës “ Brahim Ademi” dhe “Driton Islami” në Ferizaj.
Ministri Mujota, inspektoi edhe punimet të cilat janë duke u realizuar për ndërtimin e rrugës rrugës e cila është duke u asfaltuar, Ferizaj – Nerodime – Jezerc.
Lidhur me zhvillimin e punimeve në fjalë Ministri Mujota pohoi:” Sot jemi në një vizitë së bashku me zëvendësministrin e MKRS Hajdin Abazin dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica, kemi dal të bëjmë inspektimin e punimeve në këtë rrugë e cila është duke u punuar. Me këtë rast e përgëzoj kryetarin Aliu, për punën e madhe përgatitore që e ka bërë, pasi që sezoni I fillimit të ndërtimit në komunën e ferizajit filloi me kohë. Është kënaqësi të jemi së bashku këtu, për të për të dhënë një informatë për qytetarët e Ferizajit dhe më gjerë, se intenzivisht është duke u punuar në këtë projekt, I cili është projekt regjional dhe ka një rëndësi të veçantë dhe i cili i lidh disa fshatra, dhe mijëra banorë që këtë rrugë e shfrytëzojnë çdo ditë, por jo vetëm kaq këtë rrugë mund ta shfrytëzojnë edhe ata që nuk jetojnë në Ferizaj, por edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, që i shfrytëzojnë këto bukuri natyrore të Nerodimes dhe grykës së Jezercit”.
Ministri Mujota tha :” Punimet në ndërtimin e kësaj rruge do të vazhdojnë me një intenzitet të shtuar dhe ne nuk do të ndalemi me kaq. Investimet në infratsrukturës rrugore të Ferizajit do të vazhdojnë edhe më tutje, e që mund të ju konfirmoj se me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës, dhe në bashkëpunim me këtë komunë, Ferizaji për vitin 2013-2014, Ferizajit do të jetë një punishte e ndërtimeve të mëdha infrastrukturore. Projekti Ferizaj-Nerodime-Jezerc, ka një gjatësi prej 7 kilometrash, ndërsa vlera e mjeteve financiare është mbi 2 milionë euro. Kjo rrugë nuk do të mbetet vetëm deri tek bashkimi i dy lumenjëve, Ministria e Infarastrukturës e ka edhe një projekt tjetër, i cili do të lidh Jezercin me Budakovën dhe Mushtishtin, dhe ne jemi duke bërë përpjekje që punimet që lidhin Jezercin me Budakovën të fillojnë këtë vit. Ne sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për një projekt tjetër, projekt i cili lidhë dy magjistralet magjistralen Prishtinë Ferizaj si dhe mgajistralen Shtime- Ferizaj, pra rrugën “Driton Islami” dhe rruga “Brahim Ademi” deri tek varrezat e dëshmorëve. Kjo rrugë do të kushtoj afër 3 milionë euro, duke bashkfinancuar me komunën e Ferizajit.
Këtë vit do të përfundojnë dy projekte me rëndësi për Frizajin rruga për Koshare dhe ajo për Slivovë, të cilat kanë qenë projekte të rëndësishme të Ministrisë së Infrastrukturës.
Komuna e Ferizajit do të përfitoj edhe me ndërtimin e Auotstradës Prishtinë-Hani i Elezit, e cila autostradë do të përshkron Lipjanin, Ferizajin, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit. Përgatitjet teknike për këtë autostradë tashmë janë bërë, është bërë parakualifikimi i kompanive për këtë autostradë. Ndërsa, këshilltari I transaksionit po e bënë përgatitjen e tenderit, dhe ne presim që branda një afati oprtimal prej 90 ditësh, nëse çdo gjë shkon siç duhet sipas procedurave do të fillojnë punimet në këtë autostradë.
“Para mëse 13 viteve, ne këtë anë e kemi pa dhe e kemi kaluar nga një prespektivë tjetër, ndërsa sot jemi duke realizuar projekte madhe dhe jemi shumë të kënaqur që këtij vendi i sjellim ndërtim, rrugë i sjellim jetë duke realizuar projekte të përbashkëta të Qeverisë dhe komunës së Ferizajit” shtoi ministri Mujota.
Ndërsa, kryetari i Ferizajit Agim Aliu, tha:” Fillimisht e falenderoj ministrin Mujota, për këtë projekt si dhe realizimin e projekteve tjera që ministria e Infrastrukturës po ndërton në Ferizaj. Ambicia e komunës së Ferizajit ka qenë hapja e projekteve të mëdha që tashmë edhe po bëhen realitet, duke iu falenderuar Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës.
Në këtë inspektim të punimeve të pranishm ishin edhe zëvendësministri I Ministrisë së Kulturës, Sporti dhe Çështjeve jo Rezidente, Hajdin Abazi si dhe deputeti I Kuvendit të Kosovë, Elmi Reçica