Ministri Mujota vëzhgoi zhvillimin e rifillimit të punimeve në urën e Komoranit

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, vëzhgoi nga afër zhvillimin e rifillimit të punimeve në urën e Komoranit, të komunës së Drenasit.

 

Në këtë pjesë, për shkak të problemeve pronësore, në disa parcela ishin ndërprerë punimet e asfaltimit të një pjese të Magjistrale Prishtinë-Pejë, magjistrale si dhe ndërtimit të urës.

 

Me këtë rast ministri Mujota, vlerësoi se tani të gjitha palët kanë obligimet e veta ndaras dhe ne na vjen mirë që pronarët e pronave në këtë rast por edhe në rastet tjera, kanë fituar besimin e plotë se do të repektohen plotësisht procedurat e parapara për shpronësime.

“ E  para është një shkallë e lartë e mirëkuptimit, që është arritur me pronarin e pronave, të cilës i ka paraprirë vendimi i Qeverisë për shpronësim, të pronave. Natyrisht që pengesë pas pengese po arrijmë që të hapim frontin e punës, përgjatë rrugës Prishtinë-Pejë dhe asaj Prishtinë-Mitrovicë“.

 

Ministri Mujota shprehu falenderim të veçantë për të gjithë ata që kanë mirëkuptimin që bëhen pjesë e ndërtimit të vendit e të mos bëhen pjesë e pengesave të realizimit të projekteve kapitale, por mbi të gjitha të ketë mirëkuptim të plotë që të gjithë të gëzohen për projektet që po arrihen.

 

Kreu i ministrisë së Infrastrukturës u premtoi pronarëve të pronave të shpronësuara në atë pjesë të asaj magjistrale se obligimet zyrtare do të përmbushen, plotësisht ndaj të gjithë pronarëve dhe shtoi se tani jemi në rrugë të mbarë që të përfundojmë këtë proces kaq të rëndësishëm.

 

„Uroj që deri në fund të vitit të realizojmë sa më shumë punime të projeketve të filluara në mënyrë që qytetarët e Republicës së Kosovës, të kenë qarkullim të lirë. Pakënaqësitë e qytetarëve kanë qenë jo të vogëla në rrugët Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë, si shkak i mungesës së elaboratit të shpronësimit, vlerësimit të pronave dhe natyrisht vendimit të shpronësimeve. Të tri këto faza tanimë janë përmbushur dhe tash më nuk ka asnjë arsye që të mos ecim përpara. Në raste të caktuar ka pasur nevojë që të bisedohet përsëafërmi, me pronarët e pronave të shpronësuara, të kuptohen të gjitha shpronësimet e tyre, të orientohen për inetersimin e shqetësimeve të tyre në mënyrë ligjore“ pohoi ministri Mujota

 

Ndërsa, njëri nga pronarët e tokës së shpronësuar në afërsi të kësaj ure Hajdin Abdullahu, tha se pas arritjës së shpronësimit të pronës, dhe takimeve me përfaqësuesit e ministrisë kemi vendosur që të lirojmë pronën në mënyrë që  kompana të zhvillojë punimet sipas projektit.

 

 

Pas kësaj, ministri Mujota vëzhgoi nga afër edhe punimet të cilat janë duke u zhvilluar në hyrje të Komoranit për përfudimin e shtresës së tretë të asfaltit në pjesën e kësaj rruge ku është e mundur të shtrohet kjo shtresë.

 

Foto Galeria

Video Galeria