Ministri Mujota vëzhgoi zhvillimin e punimeve në 34 kilometrat e Autostradës të cilat janë në përfundim e sipër

Sot ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota i shoqëruar zëvendësministri Banush Pacolli dhe kabineti i tij vëzhgoi nga afër zhvillimin e punimeve të Autostradës, Vërmicë-Merdar.

 

Gjatë kësaj vizite, për zhillimin dhe dnamikën e këtyre punimeve ministri Mujota u njoftua nga menaxheri i këtij projekti Darren Mort.

 

Me këtë rast ministri Mujota  punimet në ndërtimin e autostradës i cilësoi të një cilësie të lartë,  duke shtuar, sot jemi në vizitë pune në rrugën e kombit. Nga ajo që ne pamë shihet se është arritur një progres i madh, brenda një muaji.

Në këtë vendpunishte , tani punojnë më tepër se 3600 punëtorë, dhe mbi 2000 makina pune, për ndërtimin e këtyre 34 kilometrave të autostradës sonë.

„Suksesi i arritur për këtë periudhë kohore garanton që zotimi i dhënë në mënyrë publike, nga ana e kompanisë dhe Qeverisë, se deri në fund të muajit tetor do të mund të lëshohen në qarkullim 34 kilometrat e para të autostradës, tani është e besueshme se do të jetë realitet i plotë. Unë dua të përgëzoj kompaninë për punën e madhe, për suksesin e arritur, sikur që dua të përgëzoj të gjithë autoritetet lokale që në të cilat kalojnë këto segmente të autostradës dhe banorët të cilët kanë gjetur mirëkuptimin për të zbatuar vendimet e qevrisë, dhe për të krijuar hapsirë të mjaftueshme të zhvillimit të punimeve për kompaninë.Një punë e përbashkët një punë ekipore një punë racionale është dëshmia më e mirë e suksesit të arritur deri më tani“ vlerësoi ministri Mujota.

 

Ndërsa menaxheri i këtij projekti Darren Mort e falenderoi ministrin Mujota për vizitën e bërë, dhe shtoi se progresi i punimeve ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë këtij muaji për të arritur datën finale, përfundimin e këtyre kilometrave për qarkullim në fund të tetorit të këtij viti.

„Ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm falë edhe bashkëpunimit me institucionet e Kosovës me të cilat kemi pasur dhe bashkëpunuar gjatë gjithë kohës së ekzekutimit të punimeve në këto segmente. Ky bashkëpunim ka bërë të mundur që të arrijmë deri këtu ku jemi, dhe jemi shumë optimist se kjo pjesë e Autostradës do hapet në afat“.

 

 

Foto Galeria

Video Galeria