Ministri Mujota vëzhgoi nga afër rrënimin e urë së vjetër në pjesën ku lidhen autostrada Kosovës me atë të Shqipërisë

Ministri i Infrastrukturës  Fehmi Mujota i shoqëruar nga kabineti i tij, vëzhgoi nga afër shktërrimin e urës së vjetër në pjesën ndërmjet kufirit Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë. Në këtë pjesë do të ndërtohet ura e re e cila do të jetë lidhëse e dy autosradave të të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqiprisë.

 

Me këtë rast ministri Mujota, e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm ndërtimin e kësaj ure, e cila do të plotësojë projektin e Autotradës Vërmicë-Merdar.

”Pas shkatërrimit të urës së vjetër do të nis ndërtimi i urës së re, që do të krijoj një qasje më të lehtë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Shqipërisë, në këtë segment të 'Rrugës së Kombit' e cila urë do të jetë e përfunduar para kohës kur në këtë pjesë do të ketë qarkullim ë qyetarëve të vendit tonë, ka thënë Mujota.

Ministri Mujota vlerësoi se akti i shembjes së urës së ish-sistemit, paraqet një simbolikë të veçantë, që tregon se perspektiva e integrimeve të Kosovës dhe Shqipërisë është në rritje e sipër.

Kreu i MI-së ka theksuar se punimet brenda zonës neutrale pritet të përmbyllen në fund të muajit të maj të këtij viti dhe me këtë rast qarkullimi në këtë pjesë do të jetë më i lehtë.

 Nd[rsa në anën tjet ër drejtor i projektit të autostradës Vërmicë-Merdar, në kuadër të ”Bechtel-Enka”, Mike Mix, shembejn e kësaj ure e ka cilësuar si arritje e realizimit të këtij projekti pasi nesër është edhe dy vjetori i fillimit të ndërtimit të kësaj autostrade.

 

Foto Galeria

Video Galeria