Ministri Mujota vëzhgoi nga afër punimet e rrugës së re e cila është duke u ndërtuar që lidh fshatin Koliq me fshatin Dyz
Ministri I Infrastrukturës Fehmi Mujota, i shoqëruar nga kabineti I tij, vëzhguan nga afër punimet të cilat janë duke u zhvilluar për asfaltimin e rrugës e cila lidh fshatin Koliq me fashtin Dyz, të komunës së Prishtinës.
Ministri Mujota u shpreh se është I kënaqur me punimet e deritanishme të kësaj rruge.
“ Asfaltimi I kësaj rruge e cila lidh fshatin Koliq me fshatin Dyz, është një projekt I cili hyn në mesin e projekteve të mëdha, të realizuara në komunën e Prishtinës”, vlerësoi ministri Mujota.
Ministri Mujota poashtu theksoi se është i kënaqur me zhvillimin e punimeve deri në këtë fazë.
“ Ky projekt i cili do të ketë një rëndësi të madhe për banorët e këtyre fshatrave, është financuar komplet nga Qeveria e Kosovës”, tha ministri Mujota.
Rruga e cila është duke u ndërtuar, ka një gjatësi prej 6 kilometrash, ndërsa vlera financiare e këtij projekti është mbi 1 milionë euro.