Ministri Mujota, udhëton për në SHBA, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik për Evropën Juglindore

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, udhëton për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të drejtorit për Mardhënie Transaltantike në Universitetin JOHN HOPKINS në Uashington,  ku do të merrë pjesë në Forumin Ekonomik për Evropën Juglindore, nga data 26 deri më 30 mars 2012.

 

Në këtë forum marrin pjesë, ministra dhe përfaqësues të shumë qeverive të vendeve nga rajoni dhe bota si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.

 

Gjatë kësaj kohe,  ministri Mujota do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Stejt Departamentit Amerikan, drejtues të kompanisë „Bechtel“, kongresistin Eliot Engel dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit Shqiptaro-Amerikan.

Foto Galeria

Video Galeria