Ministri Mujota u prit nga homologu i tij nga, Shqiperia,Sokol Olldashi
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota , Me ftesë të homologut të tij z. Sokol Olldashi po qendron për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Me këtë rast dy ministrat diskutuan gjerësisht për bashkëpunimin midis dy vendeve tona e veçmas ne sektorët e transportit dhe insfrastrukturës .
Bashkërisht u konstatua se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Qeverive janë të shkëlqyera.
Me këtë rast në emër të Qeverive të të dyja vendeve Mujota dhe Olldashi kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit për automjete - patentë-shoferëve të shtetasëve të dyja vendeve.
Kjo marrëveshje bëhet në një moment shumë të rëndësishëm pasi përkon me fillimin e sezonit turistik në Shqipëri. Me anë të saj eliminohen pengesat dhe pritjet e gjata të drejtuesëve të makinave të udhëtarëve dhe mallërave, poashu kjo marrëveshje do ti lehtësojë edhe mërgimtarët tanë të cilët shfrytëzojnë territorrin e Shqipërisë për pushimet e verws në atdhe.
Mujota e informoi homologun Olldashi edhe për zhvillimet e sektorëve tjerë të transportit pastaj për projektet me rëndësi nacionale si përfundimin e Rrugës së Kombit dhe fillimin e projektit të autostradës që lidhë Prishtinën me Shkupin, për të cilin tani më Qeveria e Kosëovës ka miratuar edhe vendimin mbi formimin e Komisionit ndëministror për imnplementimin e këtij projekti kapital.
Ministri Mujota e siguroi ministrin Olldashi por edhe opinionin shqiptar se më 27 nentor do të përfundojnë 60 kilometrat e Autostradës, Vërmicë-Prishtinë.