Ministri Mujota priti në takim pune, ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla

 

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota priti sot në një takim pune, ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla.

 

Gjatë këtij takimi, ministri Mujota e njohu ambasadorin Balla me zhvillimiet në ministrinë të cilën e drejton si dhe shprehu interesimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit.

 

Ministri Mujota, poashtu e njohu ambasadorin me projektet të cilat janë duke u realizuar, në ndërtimin e rrugëve të reja të vendit tonë, ndërsa në veçanti e informoi lidhur me dinamikën e zhvillimit të punimeve në Autostradën Vërmicë-Merdar, Sipas ministrit Mujota dinamika e zhvillimit të punimeve në Autostradë po shkon sipas planit dhe dinamikës së përcaktuar.

 

Në këtë takim, u bisedua edhe rreth marrveshjës  për transportin rrugor e cila pritet të nënshkruhet në mes të Kosovës dhe Hungarisë. Amabasdori Balla shprehu gatishmërinë e tij se do të angazhohet në mënyrë që sa më parë të arrihet nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

 

Sipas ambasadorit Balla, Hungaria është e gatshme që të ofrojë ndihmë përmes eksepertëve në fushat që kanë të bëjnë me Ministrinë e Infrastrukturës si në fushën e transportit, pastaj komunikacionit etj.

Foto Galeria

Video Galeria