Ministri Mujota priti në një takim ambasadorin e Bullgarisë në vendin tonë, Bobi Babev
Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, priti sot në një takim pune ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Babev.
Me këtë rast, ministri Mujota e njohu ambasadorin Babev, me projektet dhe punën e cila është duke u zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës.
Njëri ndër projektet që ministri foli rreth tij ishte edhe zhvillimi i punimeve në ndërtimin e Autostradës Vërmicë-Merdar, në të cilën 42 kilometrat e kësaj autostrade janë lëshuar në qarkullim dhe po iu shërbejnë qytetarëve të vendit tonë .
Në këtë takim ministri Mujota vlerësoi se në vendin tonë janë duke u ndërtuar dhe realizuar edhe projekte tjera në infrastrukturën rrugore, poashtu është duke u punuar rreth shpalljes e shprehjes së interesit për ndërtimin e rrugës R6, autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.