Ministri Mujota priti Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtor priti në takim Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të Kuvendit të Republikës së Kosovës,të kryesuar nga z. Zenun Pajaziti.

 

Gjatë këtij takimi, ministri Mujota i njoftoi anëtarët e këtij komisioni me të arriturat e ministrisë, punën që po bëhet si dhe me sfidat me të cilat po përballet kjo ministri.

 

Ministri Mujota foli për zhvillimin e punimeve në projektin e autostradës dhe projekteve të tjera, ku punët janë duke vazhduar sipas planit të paraparë.

 

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar, shpronësimin e pronave në magjistralen Prishtinë-Pejë, dhe magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, etj.

 

Nga ana e tyre, anëtarët e komisionit falënderuan Ministrin për pritjen dhe prezantimin e punëve dhe aktiviteteve, ndërkaq, premtuan se do të angazhohen për përkrahje të ministrisë qoftë në fushën legjislative apo fushat dhe projektet tjera në interes për qytetarët dhe vendin.

Foto Galeria

Video Galeria