Ministri Mujota priti drejtorin gjeneral të Akademisë Mbretërore, Ajrore të Jordanisë, Muhammed F. Khawaldeh

Ministri i Infratsrukturës Fehmi Mujota priti sot një delegacion nga Jordania. Delgacionin në fjalë e udhëhiqte drejtori gjeneral i Akademisë Mbretërore-Ajrore të Jordanisë, Muhammed F. Khawaldeh.

 

Interesimi i këtij delegacioni  ishte themelimi i një shkolle për pilotë dhe mekanikë të aviacionit civil, në vendin tonë.

 

Sipas planifikimeve kjo shkollë mund të organizohet në Gjakovë, ndërsa pjesa praktike do mbahej në Aeroportin e Gjakovës.

Akademia Mbretërore Jordaneze është lidere rajonale në Lindjen e Mesme në fushën e edukimit dhe trajnimit të Aviacionit Civil, e cila akademi punon sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe Agjensisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit.

 

Me aftësimin e pilotëve dhe mekanikëve të rinjë, edhe në Republikën e Kosovës do të jetë e mundur që këto standarde të aviacionit civil të zbatohen në të ardhmen.

 

Gjatë këtij takimi ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota e falenderoi Khawaldehun, për këtë inciativë si dhe për interesimin e tij për të realizuar një projekt të tillë në Kosovë. Me këtë rast ministri Mujota vlerësoi se ne si shtet i ri kemi nevojë që të kemi këtë profil të pilotëve dhe mekanikëve të fluturakeve civile.

Në anën tjetër ministri Mujota, shprehu mbështetjen nga ana e tij për këtë projekt në mënyrë që kjo inciativë të realizohet sa më parë.

Foto Galeria

Video Galeria