Ministri Mujota priti ambasadorin slloven në Prishtinë Josef Hlep

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota priti sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë, Josef Hlep.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, në kuadër të transportit të udhëtarëve dhe mallrave .

Ndërsa,  ministri Mujota e njoftoi ambasadorin Hlep me projektet të cilat janë duke u realizuar në infrastrukturën rrugore të vendit tonë. Me këtë rast ai e njohu ambasadorin slloven edhe me zhvillimin e punimeve në projektin e Autostradës Vërmicë-Merdar, si dhe me përurimin e kilometrave të reja të kësaj autostrade që do të bëhen me 27 nëntor.

Temë kryesore e këtij diskutimi ishte nënshkrimi i marrëveshjës për transportin rrugor udhëtarëve dhe të mallrave , në mes të këtyre dy vendeve, e cila marrëeshje do të nënshkruhet në fillim të viti 2013.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e aviokompanisë nga Sllovenia, “Adria Airways”.  Drejtori i kësaj  kompanie Mark Anzhua, e informoi ministrin Mujota me punën dhe zhvillimin e fluturimeve të kësaj aviokompanie në vendin tonë. Sipas drejtorit Anzhua, kjo kompani ka të punësuar  90 punëtorë nga Kosova, të cilët janë duke e kryer punën edhe si pjesë e boredeve të aeroplanëve, si dhe një pilot. Sipas Anzhuas, udhëheqësitë e kësaj kompanie e vlersojnë punën që e kryejnë stafit të vendit tonë në këtë kompani.

Foto Galeria

Video Galeria