Ministri Mujota priti ambasadorin kroat Zoran Vodopija

Ky takim në mes të ministrit Mujota  dhe ambasadorit Vodopija, ishte takimi i parë dhe njohës.

 

Ministri Mujota e uroj ambasadorin Vodopija, si ambassador i ri në Kosovë, duke i dëshiruar punë të mbarë në kapacitetin e thellimit të bashkëpunimit në mes të këtyre dy vendeve në veçanti në mes të dy ministrive .

 

Ministri Mujota, poashtu e falenderoi ambasaorin Vodopija, për angazhimin që ka dhënë dhe po jep Kroacia vendit tone, për integrimin e Kosovës në organizmat rajonal dhe ndërkombëtarë.

 

Ndërsa ambasadori, Vodopija u zotua se do të punojë në mënyrë që sa më shpejt të arrihet nënshkrimi i marrëveshjës për bashkëpunim në fushën e transportit në mes të Kosovës dhe Kroacisë, e cila marrëveshje do të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin në mes të këtyre dy vendeve mike.

 

Në këtë takim në mes tjerash u tha se bashkëpunimi Kosovë-Kroaci do të vazhdoj edhe në të ardhmen, e sidomos me realizimin e  bashkëpunimit të ndërsjellë, në realizimin e projekteve të ndryshme me rëndësi për vendin tonë.

Foto Galeria

Video Galeria