Ministri Mujota priti ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov
Sot ministri i Infrastrukturës, priti sot ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov.
Temë diskutimi në këtë takim, ishte ajo rreth vizitës së nesërme të ministrit Mujota në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë vizitës së nesërme të ministrit Mujota me bashkëpunëtorë, në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë në Shkup, pritet të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për komunikacionin hekurudhor kufitar.