Ministri Mujota priti ambasadoren e SHBA-ve Jacobson
Ministri i infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti në një takim pune ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Prishtinë Tracey Ann Jacobson.
Në këtë takim u diskutua për punët dhe aktivitetet e Ministrisë së Infrastrukturës, sukseset dhe sfidat me të cilat përballet ky dikaster qeveritar, vizionin lidhur me zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës në të ardhmen.
Gjatë këtij takimi, ministri Mujota, e njohu ambasadoren me punën e Ministrisë së Infrastrukturës, në përmbylljen e shumë projekteve rrugore, duke veçuar përmbylljen e shpejtë të punimeve në “Rrugën e Kombit” por edhe të projekteve të tjera të infrastrukturës rrugore në gjithë vendin tonë.
Ndërsa, në anën tjetër, ambasadorja Jacobson e vlerësoi lartë punën e ministrit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, si dhe inkurajoi ministrin për punën dhe angazhimet që po bëhen, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo tha se këto investime të cilat janë duke u realizuar në projektet rrugore janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe të gjitha komuniteteve.
Bashkëbiseduesit u akorduan, që të vazhdoi bashkëpunimi edhe në të ardhmen, në funksion të thellimit të bashkëpunimit.