Ministri Mujota prezantoi punën njëvjeçare të Ministrisë së Infrastrukturës

Në një konferencë për gazetarë Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, prezantoi të arriturat dhe punën njëvjeçare të ministrisë të cilën e drejton.

 

Ministri Mujota, fillimisht i pershendeti përfaqësuesit e mediave, të cilat në mënyrë aktive e kanë përcjellur punën dhe aktivtetet e ministrisë sonë.

 

Ndërsa për prezntimin e punës një vjeçare të kësaj ministrie ministri Mujota pohoi„ Sot kam kënaqësinë që para jush dhe para publikut të prezantojë të arriturat e Ministrisë së Infratsrukturës për vitin 2011. Gjatë këtij viti ministria ka punuar nëe realizimin e planit vjetor sipas projekteve dhe objektivave, të përcaktuara në fillim të vitit, andaj mund të themi se jemi të kënaqur me realizimin e këtyre objektivave për vitin 2011, përkundër angazhimeve të shumta dhe sfidave të cilat janë pjesë normale e zhvillimeve në projektet e caktuara në ministrinë e infratsrukturës.

 

Është miratuar Ligji për Hekurudhat e Kosovës me të cilin tani është rregulluar statusi i funksionimit të ndërmarrjeve INFRAKOS dhe TRAINKOS për transportin hekurudhor në Republikën e Kosovës. Në Qeveri tashmë është aprovuar Ligji për themelimin e Agjensionit për Shërbimet  e Navigacionit ajrori cili Ligj pritet që të miratohet nga Kuvendi i kosovës, vitin që po vjen. Është punuar në hartimin e projektligjit për siguri në komunikacionin rrugor në bashkëpunim me institucionet relevante dhe asistencën ndërkombëtare. Ky ligj do të ndihmojë që të rritet siguria në komunikacionin rrugor. Poashtu janë hartuar dhe aprovuar një numër i madh i akteve nënligjore për zhvillimin e punëve brenda ministrisë.

 

Një vëmendje e veçantë gjatë këtij viti i është kushtuar bashkëpunimit ndërkombëtarë, përkatësisht nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në transportin rrugor por edhe në atë hekurudhor dhe të aviacionit. Janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me shtetet e rajonit dhe më gjerë. Në këtë drejtim është nënshkruar marrëveshja me Këshillin Federal Zvicerran, me Republikën e Bullgarisë, Republikën e Kroacisë, Republikën e Shqipërisë. Ndërsa, me Republikën e Maqedonisë,është  nënshkruar marrëveshja për kalimet kufitare hekurudhore.

Në fushën e Aviacionit Civil, janë përfunduar marrëveshjet me komitetet punuese të përbashkëta me Republikën e Turqisë, dhe Republikën e Austrisë, Malin e Zi, dhe Italinë.

Është duke u negociuar edhe një numër i marrëvesheve të bashkëpunimit siç janë ato me Slloveninë, Hungarië, Çekinë dhe Maqedoninë.

 

Dihet se që nga prilli i këtij viti Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës „Adem Jashari“ është dhënë me koncesion dhe funksionimi i këtij Aeroporti po shkon sipas kushteve të kontratës së paraparë të nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në transportin rrugor, janë lëshuar 39 certifikata për kompetencë profesionale CPC. Pastaj, janë lëshuar 176 certifikata për shofer në transportin e mallrave të rrezikshme-ADR. Janë lëshuar 16 licensa për transport të udhëtarëve, 78 për transport të mallrave, 38 për transport të mallrave për palë të treta dhe 10 për mallrat e rrezikshme.

 

Në departamentin e autoimjeteve janë 81 qendra të kontrollit teknik të automjeteve, në të cilat gjatë këtij viti janë kryer këto punë:

Në qendrën për homologim të automjeteve, janë realizuar  25 mijë e 815 homologime të automjteve. Pastaj gjatë këtij viti janë kryer 261 mijë e 187 kontrollime teknike të automjeteve.

Ndërsa  testit për patentë shofer gjatë këtij viti i janë nënshtruar 53 mijë e 200 kandidatë, prej tyre kanë kaluar 22 e 100 kandidatë. Ndërsa në testin praktik janë testuar 71 e 418 kandidatë, ndërsa kanë kaluar  53 mijë e 100 kandidatë. Në këtë fushë ka pasur probleme dhe ka nevojë për një reformë të thellë, ministria ka ndërmarrë hapat e parë të nevojshëm, rezultatet janë evidente por ende nuk mjaftojnë. Por edhe në të ardhmen do të punohet edhe më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që të kemi më tepër siguri në rrugë dhe për të ndalur veprimet të cilat janë antiligjore.

Në infrastrukturën rrugore, të arriturat janë të dukshme dhe janë të prekshme, ka vazhduar realizimi i projekteve për zgjerimin e rrugëve nacionale, M2 dhe M9. Në këtë aspekt mund të ceket se ka pasur vështirësi rreth procesit të shpronësimeve, në fund të këtij viti mund të themi se jemi të kënaqur se janë zgjidhur një numër i madh i këtyre problemeve të shpronësimeve të pronave. Tani jemi në një hap të sigurtë për të finalizuar të gjitha kilometrat të cilat edhe janë të hapuar si vendpunishte në drejtimet Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë.     

 

Tashmë është në përfundim e sipër rreth rrotullimi në daljet të Prishtinës,i cili është parafinalizimit, dhe i cili projekt ka lehtësuar në masë të madhe qarkullimin e të gjithë atyre që hyjnë dhe dalin nga kryeqyteti.

 

Gjatë këtij viti që po e lëmë pas, janë asfaltuar 20.7 kilometrave të rrugëve të reja rajonale.

Ndërsa si rrugë lokale janë asfaltuar 85.4 kiometra rrugë lokale. Këtë vit 630.4 kilometra janë mirëmbajtuar rrugë magjistrale dhe rrugë rajonale janë mirëmbajtur 1294 kilometra.

Ndërsa, si sukses të madh jo vetëm të Ministrisë së Infratsrukturës por edhe të Qeverisë së Kosovës, është lëshimi në qarkullim i 38 kilometrave të Autstradës Vërmicë-Merdar, duke u realizuar në një afat rekord, me standarde të larta të infratsrukturës rrugore. Në këtë aspekt mund të them se Autostrada po vazhdon të ndërtohet edhe mëtutje, është duke u punuar me kapacitet të plotë në 4 kimometrat tjera të segmentit të katërt si dhe janë hapur punimet në segmentin e pestë në gjatësi prej 15 kilometrave. Ndërsa, lidhur me shpronësimet në këtë pjesë janë kryer të gjitha obligimet dhe jemi të bindur se deri në fund të vitit përkatësisht deri në fund të nëntorit 2012, do të kemi edhe 21 kilometër të Autostradës sonë.

 

Plani i Minitrisë së Infratsrukturës po vazhdon edhe mëtutje lidhur me ndërtimin e Autostradave tjera në vendin tonë. Jemi duke pritur vendimin përfundimtar të Qeverisë për formën dhe mënyrën e financimit autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, në momentin e krijimit të kushteve financiare përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme ligjore dhe në momentin kur të gjithë të jemi të sigurtë se mund të hapim shprehjen e interesit, kjo do të ndodhë nga Ministria e Infratsrukturës. Jemi të bindur se me filliimin e viti 2013 do të fillojnë punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.   

 

Këtë vit është funksionaliuar edhe këshilli i sigurisë në komunikacion, një këshill i cili ka një peshë me rëndësi, dhe një bashkëpunim ndërsektorial. Presim që gjatë vitit 2012 të rritet ky bashkëpunim dhe se kjo do të ndihmojë rritjen e sigurisë së qytetarëve të vendit tonë.

Gjatë këtij viti, Ministria e Infratsrukturës përkundër sfidave dhe vështirësive dhe relacioneve dhe punës joshumë të kuptueshme në mes të Departamentit të Prokurimit dhe organit shqyrtues të prokurimit por ndoshta edhe nga njerëz jashtë këtyre dy organve zyrtare, megjithëatë Ministria e Infratsrukturës ka realizuar buxehtin e vet për 95. 75 për qind. Me këtë realizim të buxhetit jemi në kufijtë e deshiruar. Besoj se ky realizim i buxhetit të këtij viti do të na mundësojë që të kemi realizim të projekteve tjera dhe realizim të buxhetit me një klimë të mirë finaciare dhe me një realizim sipas cilësisë dhe parashikimeve që bëhen për projektet që do të realizohen.

 

Ndërsa, për vitin 2012, Ministria e Infratsrukturës do të ketë orientimin për realizimin e projekteve kapitale dhe atë nga shuma e përgjithshme e buxhetit do të ketë 267 milionë euro, për këto investime, prej tyre 240 milionë do të investohen në ndërtimin e Autostradës Vërmicë-Merdar, dhe 27 milionë e 600 mijë euro për rreth 20 projekte të reja“.

 

 

 

Foto Galeria

Video Galeria