Ministri Mujota po merr pjesë në takimin e tetë vjetor të ministrave të Evropës Juglindore, të organizuar nga SEETO
Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota është duke marrë pjesë në takimin e tetë vjetor të ministrave të Evropës Juglindore, të cilin takim e ka organizuar SEETO (South-East European Trans Observatory - Observatori i Transportit të Evropës Juglindore), i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Në këtë takim përveç ministrave të Evropës Juglindore po marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian si dhe ambasadorë të shteteve të Bashkimit Evropian.
Tema e takimit është përafrimi i rrjetit të transportit të vendeve të Evropës Juglindore me ato të Bashkimit Evropian si dhe zgjidhja e sfidave që mundësojnë përafrimin e Kosovës dhe rajonit me Bashkimin Evropian.
Gjithashtu në këtë takim po diskutohet edhe rreth traktatit të transportit të vendeve të Evropës Juglindore.
Në këtë takim ministri Mujota prezantoi të arriturat që ka bërë Republika e Kosovës në fushën e transportit, dhe u zotua se këto investime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen deri në përmbushjen e të gjitha kritereve në fushën e transportit që kërkohen nga Bashkimi Evropian.
Ministri Mujota poashtu prezantoi edhe përfundimin e 60.4 kilometrave të rrugës R7-Autostrad[s Vërmicë – Merdar, pastaj p[r pëgatitjet të cilat janë duke u bërë, për fillimin e punimeve në rrugën R6 (Prishtinë – Hani i Elezit) si dhe planifikimi i investimeve në Hekurudhën 10 (Leshak – Hani i Eezit).
Në këtë takim të gjithë të pranishmit u dakorduan se duhet punuar bashkërisht të gjitha shtetet në mënyrë që të arrihet progres më i madh në fushën e transportit të vendeve të regjionit dhe u kërkua mbështetje e mëtejme nga BE-ja në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.