Ministri Mujota po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Industrisë, Porteve dhe Infrastrukturës
Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës Fehmi Mujota, me ftesë të ministrit të punëve Publike dhe Transportit te Republikes se Shqiperisë Sokol Olldashi, po merrë pjesë në Forumin Nderkombëtar të Industrisë së Porteve dhe Infrastrukturës në perspektiven e Korridorit te VIII-të.Â
Në këtë forum do te diskutohen çeshtjet që kanë të bëjnë me shfrytezimin e Porteve, Autostradave dhe Hekurudhave te cilat do të jenë mundësi më e mirë për të bashkëpunuar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe një mundësi më e mirë e bashkepunimit mes dy vendeve në fushën e transportit për trasnportimin më të lehtë të njerezve dhe mallrave.