Ministri Mujota përuroi rrugë të reja në Deçan dhe Junik
Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota i shoqëruar, nga ministri I Ekonomis[ Besim Beqaj, si dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës Adem Grabovci dhe Safete Hadergjonaj, përuroi disa projekte rrugore, në komunën e Deçanit dhe atë të Junikut.
Ministri Mujota, gjatë kësaj vizite i shoqëruar nga kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, përuroi troruarin në magjistralen Pejë-Deqan, në fshatin Isniq. Ky projekt në një gjatësi prej rreth 2 kimomatrash u vlerësua si mjaft i rëndësishëm për banorët e këtij fshati, ndërsa ka qenë financim i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej 180 mijë euro.
Ministri Mujota sot inspektoi edhe punimet e rrugës Deçan-Llugë e Epërme, e cila ka një gjatësi 4.8 kilometra si dhe vlera e financimit tëkëtij projekti është 537 mijë euro.
Mujota ishte edhe në vizitë edhe në rrugën Lumëbardh-Broliq, me një gjatësi prej 1.8 kilometrash dhe vlerë 295 mijë euro.
Me këtë rast,ministri Mujota tha:” Ky projekt është investim nga Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Infrastrukturës. Me komunën e Deçanit kemi bashkëpunuar edhe në projektet tjera të kësaj komune dhe mund të them se e kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Edhe projektet tjera të komunës së Deqanit, si projektet Kodrali-Deçan dhe Lumbardh-Broliq, janë projekte që financohen nga Ministria e Infrastrukturës. E siguroj kryetarin e kësaj komune se do t’a përkrahi edhe për projektet e vitit 2014, ashtu sikur deri më tani”.
Aktualisht kudo në Kosovë po ndërtohen rrugë te reja dhe ura, ka një zhvillim të jashtëzakonshëm të infrastrukturës rrugore. Mëv jen mirë që investimet po shkojnë aty ku ka nevojë qytetari i Kosovës, gjithëmonë në interesin vital të qytetarëve të vendit tonë, dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë, u shpreh ministri Mujota.
Ndërsa, kryetari i komunës së Deçnit, Rasim Selmanaj e falenderoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe ministrin Mujota për realizimin e këtyre projekteve në Deçan.” Falenderoi ministrin Mujota dhe Qeverinë për këto projekte. Them sinqerisht se kemi pasur përkrahje në realizimin e këtyre projekteve rrugore”.
Ministri Mujota, sot përuroi edhe rrugën e re të asfaltuar Junik-Voksh (tranzitin), në gjatësi prej 1.5 kilometra. Ky project ka kushtuar 216 mijë euro,ndërsa e ka financuar Ministria e Infrastrukturës.
Pas këtij përurimi ministri Mujota theksoi: “ Jemi të gëzuar që po e përurojmë një project të rëndësishëm për Junikun. E përgëzoj kryetarin e kësaj komune për këtë project. Pasi qëkjo komunë e re po ecën me hapa të sigurtë drejt krijimit të standardeve jetësore cilësore. Vitin e ardhshëm do të realizojmë edhe projekte të reja në këtë komunë duke realizuar projektet prioritare të kësaj komune”.
Në anën tjetër kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuqi, tha:” Për ne sot është një ditë e veqantë, sepse po iu lehtësohet jeta banorëve të kësaj ane. Andaj, falenderoj ministrin Mujota por edhe Qeveronë e Kosovës për këtë projekt si dhe për projektet të cilat do të fillojnë të realizohen së shpejti.
Gjatë këtij aktiviteti, u realizua edhe fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës në lagjen “Agim Ramadani” në Junik. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 1.2 kilometrash ndërsa vlera e projektit është 84 mijë euro.
Në kuadër të këtyre projekteve, në tenderim e sipër është edhe projekti Junik-Gjeravicë (Bjeshkët e Nemuna), i cili projekt ka një gjatësi prej 9.5 kilometrash, ndërsa ka një vlerë prej 815 mijë eurosh.
Vetëm gjatë këtij viti, në komunën e Junikut, në kuadër të ndërtimit të rrugëve të reja Ministria e Infrastrukturës ka investuar 1.3 milionë euro, në asfaltimin e 14.2 kilometrave.