Ministri Mujota përuroi dy rrugë të reja, rrugën që lidhë Gjilanin dhe Lypjanin 17. 5 kilometra dhe rrugën Koliq-Dyz, 7.5 kilometra

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, përuroi sot edhe dy rrugë të reja të asfaltuara, rrugën Ponesh-Gadime e cila rrugë rajonale e lidhë Gjilanin dhe Lypjanin si dhe rrugën  tjetër Koliq-Dyz, e cila rrugë lidhë komunën e Prishtinës me atë të Podujevës.

 

Ministri Mujota, i shoqëruar nga dy zëvendësit e tij: Emin Krasniqi dhe Banush Pacolli, pastaj zëvendësministri i Ekonomisë, Ramadan Avdiu, kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa dhe kryetari i Lypjanit, Shukri Buja, përuroi rrugën e re e cila sapo është asfaltuar Ponesh-Gadime, përmes së cilës rrugë rajonale lidhet komuna e Gjilanit me atë të Lypjanit.

 

Ministri Mujota në prononcimin e tij për media tha “ I përgëzoj kryetarin e Komunës së Gjilanit dhe atë të Lypjanit, për projektin e ri të rrugës Bresalc-Kishnapole-Gadime. Ky rajon po e përfiton një projekt të rëndësisë strategjike, dhe e cila rrugë lidhë komunën e Gjilanit me komunën e Lypjanit, si dhe shkurton udhëtimin në drejtim të autostradës së ardhshme Prishtinë-Hani i Elezit- Shkup. Kjo rrugë në të ardhmen do të sjellë një prepektivë të zhvillimit ekonomik dhe turizmit në këto zona”.

“Me këtë projekt ministria ka mbaruar obligimet e veta ashtu si i takon, ndërsa punëkryerësi ka realizuar punime cilësore. Me këtë rast qytetarët e të dy komunave, Gjilani dhe Lipjanit i përgëzoj për rrugën e re”, theksoi ministri Mujota.

 

 

Rruga Bresalc-Kishnapole-Gadime,ka një gjatësi prej 17.5 kilometra, kryesisht është investuar nga Ministria e Infratsrukturës dhe ka kushtuar 1 milionë e 970 mijë euro.

 

Por, Ministri Mujota nuk ndaloi, e vazhdoi rrugën deri në përurimin tjetër të rrugës së sapoasfaltuar Koliq-Dyz, e cila e lidhë komunën e Prishtinës dhe komunën e Podujevës apo rajonin e Gollakut me atë të Llapit.  

 

Pas përurimit kreu i Ministrisë së infratsrukturës, Fehmi Mujota, pohoi:“ Për realizimin e këtij projekti e përgëzoj kryetarin e komunës dhe banorët e Koliqit, por edhe të fashtit Dyz, pasi që do të kenë në shfrytëzim një rrugë e cila do t’ua lehtësojë jetën e tyre. Ndërsa kjo rrugë po e shton hijeshinë kësaj zone kaq të bukur të Kosovës.

 

“ Jemi të bindur se Qeveria e Republicës së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të vazhdojë investimet në këtë zone. Vitin e ardhshëm në komunën e Prishtinës do të vazhdojmë me projekte tjera nga Stallova në Keçekollë dhe Prapashticë, në vlerë prej 600 mijë euro, si bashkëfinancim me komunën e Prishtinës. Ndërsa, projekti tjetër do të jetë realizimi I projektit të Unazës së Jashtme të Prishtinës në vlerë prej 2.5 milionë euro”shtoi ministri Mujota.

 

Rruga Koliq-Dyz, ka një gjatësia prej shtatë kilometër e gjysmë, ndërsa vlera e këtij projektit  është 1 milionë e 90 mijë euro, prej tyre 800 mijë euro nga Ministria e Infrastrukturës dhe 290 mijë euro nga komuna e Prishtinës.

 

Ndërsa, kryetarët e të tri komunave: Gjilanit Qemajl Mustafa, Lypjanit Shukri Buja dhe Prishtinës, Isa Mustafa, falenderuan ministrin Mujota dhe ministrinë të cilën e drejton për projektet e realizuara në  komunat të cilët ata drejtojnë.

 

 

Foto Galeria

Video Galeria