Ministri Mujota përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Transportit dhe Telekomunikacionit, i cili po mbahet në Turqi
Me ftesë të Ministrit të Transportit të Republikës sëTurqisë, Binali Yildirim, ministri i InfrastrukturësFehmi Mujota me bashkëpunëtorë po merr pjesë në Forumin e XI-të (njëmbëdhjetë),Ndërkombëtar të Transportit dhe Telekomunikacionit i cili po mbahet në Stamboll. Forumi i sivjetëm, mbahet në organizim të ministrit të Transportit të Turqisë, në të cilin po marrin rreth 20 delegacione nga shtete te ndryshme, si dhe agjenci e organizata ndërkombëtare. Ne fjalën e tij në forum ministri Mujota, ka prezantuar tëarriturat, sfidat dhe objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushëne infrastrukturës. Mujota ka vënëtheksin te zhvillimi i drejtimeve rrugore të rrugës VI-të (gjashtë) dhe VII-të(shtatë)përgjatë korridoreve pan-evropiane si dhe modernizimi i Aeroportit Ndërkombëtartë Prishtinës Adem Jashari. Ministri Mujota i njoftoi pjesëmarrësit e forumit si dhe mevizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik si dhe zgjerimin dhemodernizimin infrastrukturor në kuadër të bashkëpunimit dhe integrimit rajonale më gjerë. Gjatë kësaj vizite, ministri Mujota ka realizuar një seritakimesh me ministrat e shteteve pjesëmarrëse, ku është biseduar për mundësitëe bashkëpunimit në fusha të caktuar mes vendit tonë dhe shteteve përkatëse. Bashkëbiseduesitshprehën konsiderata të larta për arritjet e deritanishme të Kosovës dhezotimin për bashkëpunim akoma më të gjerë në shumë fusha.