Ministri Mujota inspektoi punimet ne udhëkryqin e Komoranit ku tashmë ka filluar asfaltimi i kësaj pjese të magjistrales Prishtinë-Pejë
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, inspektoi sot punimet të cilat janë duke u zhvilluar në udhëkryqin e Komoranit, punime këto cilat ishin bllokuar për shkak të problemeve me shpronësimin e pronave.
Pas vëzhgimit nga afër të vendosjës së shtresës së asfaltit në këtë pjesë Ministri në prononcimin e tij për media theksoi:“ Sot jemi në vizitë pune, në vendpunishten në Komoran, siç është informuar gjithë opnioni publik por edhe në rend të parë të gjithë qytetarët që kanë qarkulluar në këtë aks rrugor, për një kohë kjo pjesë e rrugës ka qenë e papërfunduar, apo edhe mund të hemi se kanë qenë të ndërprera punimet. Tani me kënaqësi mund t’ju them se falë bashkëpunimit të ngushtë me pronarët e tokave, dhe me institucionet qendrore dhe lokale, falë mirëkuptimit të plotë që kemi gjetur me banorët duke marrë obligimet tona si qeveri për të kryer të gjitha procedurat e mëtutjeshme për shpronësimin e pronave ashtu siç janë paraparë me ligj. Për shpronësimet dhe lehtësimet tjera që kemi ofruar për banorët, që është obligim i yni dhe jemi shumë të bindur se kemi vepruar shumë drejt për t’ju mundësuar një qasje shummë të mirë pronarëve të këtyre pronave, për të pasur shfrytëzim sa më të mirë të pasurisë së tyre“.
Ministri Mujota mëtutje vlerësoi se është krijuar një relacion i shkëlqyer, i bashkëpunimit duke evituar, të gjitha veprimet tjera të cilat nuk janë shumë të popullarizuara, pra për të zgjidhur problemet.
„Besoj se tani jemi në momentin kur po pyesim edhe cili rast ka mbetur pa u zgjidhur, dhe jo si më parë siç kishim se cilin rast kemi pasur mundësi ta zgjidhim. Pra, përfundimisht punimet në udhëkryqin e Komoranit, janë zhbllokuar plotësisht falë bashkëpunimit të ngushtë me banorët dhe brenda pak ditësh kjo pjesë e rrugës do të jetë e finalizuar sikurse që do të jenë të finalizuara disa pjesë tjera të këtij aksi rrugor, nga prishtina në drejtim të Pejës“ tha Ministri Mujota.
Ndërsa, lidhur me dinamikën e këtyre punimeve ministri Mujota tha se të gjitha punimet po zhvillohen me një intensitet të rritur, deri në gjurgjicë aty edhe ku janë të hapura punimet, rreth 90 për qind të punimeve janë finalizuar tani jemi në sezonën e dimrit dhe nuk mund të presim që të finalizohen të gjitha punimet, por në pranverën e hershme të vitit 2012, nga Prishtina në drejtim të Pejës, deri në Gjurgjicë këto punime do të jenë të finalizuara, përfshirë këtu edhe rrethrrotullimin e prishtinës, që është një lajm i mirë se tani atje punimet kanë hyrë në fazë finale dhe janë zgjidhur të gjitha problemet pronësor.
Lidhur me zhvillimin e punimeve në zgjerimin e magjistralës Prishtinë-Mitrovicë, ministri Mujota pohoi se problemet e shpronësimeve tashmë janë zgjidhur, dhe brenda këtyre dy-tri ditëve do të kemi një përparim edhe në këtë drejtim.
Ndërsa, për vazhdimin e punimeve janë shprehur edhe banorët e Komoranit të cilët kishin penguar zhvillimin e këtyre punimeve.
Ata thanë se pas marëveshjës së arritur me ministrin e Infrastrukturës, z.Fehmi Mujota, kanë arritur marrëveshjen për shpronësimin e pronave të tyre sipas Ligjit, ndërsa në anën tjetër ata do të lejojnë përfundimin e këtyre punimeve në këtë pjesë.