Ministri Mujota inspektoi punimet në segmentin e pestë të Autostradës Vërmicë-Merdar

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë inspektoi sot punimet të cilat janë duke u zhvilluar në segmentin e pestë të Autostradës Vërmicë-Merdar.Gjatë kësaj vizite ministri Mujota pa nga afër se si zhvilloheshin punimet në kilometrat e reja të cilat janë duke u ndërtuar.Ndërsa, për zhvillimin dhe intenzitetin e këtyre punimeve ministri Mujota u njoh nga afër nga menaxheri i këtij projekti, Michael Mix.

Lidhur me dinamikën e këtyre punimeve, Ministri Mujota tha:“  Sot jemi në një vizitë të rregullt pune, në punishtet ku po ndërtohet Rruga e Kombit, në segmentin e pestë, i cili ka një gjatësi prej 18. 4 kilometrave. Në këtë kohë kur ne po e bëjmë këtë vizitë, punët kanë hyrë në fazën intenzive të punimeve. Kompania po e bënë një punë të madhe-kolosale, si dhe po kryhen punime cilësore. Gjithashtu edhe kompania mbikqyrëse vazhdimisht po i mbikqyrë punimet në terren, prandaj ne jemi të sigurt se puna po vazhdon sipas standardeve dhe punimet po vazhdojnë sipas planifikimeve të parapara me kontratë“.

 

Ministri Mujota, gjithashtu konfirmoi se në këtë segment, rreth 65 për qind e punimeve tanimë janë përfunduar, dhe kjo siguron objektivin se me 27 nëntor do të bëhet  dhe përurimi i këtyre kilometrave të reja, të kësaj autostrade. „ Me perurimin e  këtyre kilometrave të Autostradës ne do të kemi 60 kilometra autostradë,  qytetarët e vendit tonë  do të kenë mundësinë të qarkullojnë në të, njëkohësisht këto kilometra do të bojnë që autostrada të lidhet me rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë“.

 

Sot jemi edhe për një arsye tjetër, u shpreh Ministri Mujota, ajo se nga këtu qytetarët e vendit tonë kanë mundësinë për të parë nga afër punimet si dhe për të dëshmuar për qytetarët e Republikës së Kosovës, përmes inçizimeve të kamerave se çfarë është duke u punuar, sa shpejtë punohet, si dhe me çfarë cilësie.

 

„Neve na gëzon fakti që para pak ditësh kemi lëshuar kilemetrat të reja të kësaj autostrade në qarkullim, tani i kemi gjithsejt 42 kilometra të reja nëpër të cilat qytetarët e vendit tonë mund të shfrytëzojnë për ushëtimin e tyre më komod dhe  më të shpejtë. Deri më tani të gjitha komentet e atyre që e shfrytëzojnë kët autostradë janë shumë pozitive, duke folur për një standard të lartë të rrugë dhe jemi të bindur se ky standard, do të jetë i tillë deri në përfundimine  këtyre punimeve të kësaj autostrade“ vlerësoi kreu i MI-së.

 

Ministri Mujota gjithashtu pohoi se duke pasur parasysh zhvillimin e këtyre punimeve të Autostradës deri më tani, këto zhvilllime janë duke shkruar para kohe, andaj me këtë rast e shprehu jë falenderim publik për të gjithë ekipin e madh që punën në këtë prjekt madhor, që mijëra njerëz janë në terren dhe ka një numër shumë të madh të makinerisë. Qytetarët e Kosovës nëse njihen dikund me identitet evropian mund të njihen me Autostradësn Vërmicë-Merdar.

 

Sipas ministrit Mujota, punime intezive do të ketë edhe në vitin 2013, ndërsa tashmë është bërë e ditur se janë hapur procedurat administrative edhe për Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit. „ Ministria e Infrastrukturës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme procedurale dhe ne po presim që ky proces të eci mbarë, dhe jemi të binduar se në fillim të vitit 2013, do të mund të fillojmë edhe atustradën tjetër që është hiq më pak e rëndësishme se sa kjo që tashmë jemi duke e ndërtuar.

 

Ndërsa, menaxheri i këtij projekti, Michael Mix, e falenderoi ministrin Mujota për këtë vizitë,si dhe shtoi se konzorciumi „Bechtel & Enka“ është gjithëherë e kënaqur kur e kemi në vizitë ministrin. „Punimet janë duke zhvilluar sipas planit, ndërsa nëpër vendpunishte janë duke punuar 2700 punëtorë. Këtu punohet 7 ditë në javë dhe 24 orë, me qëllim që të arrijnë përfundimine  punimeve të këtij projekti me kohë” shtoi Mix.  

Foto Galeria

Video Galeria