Ministri Mujota inspektoi punimet e rrugës Kishnapole-Gadime e cila lidhë Gjilanin me Lypjanin

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Lypjanit Shukri Buja,inspektoi punimet e rrugës e cila lidh Gjilanin me Lypjanin, përkatësisht punimet të cilat po zhvillohen për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Kishnapole- Gadime.

 

Në pronincimin e tij, ministri Mujota tha: „Jemi sot këtu në këtë vendpunishte përkatësisht në rrugën Gjilan –Lypjan, një rrugë regjionale e një rëndësie të madhe, për këto dy komuna dhe për Kosovën Lindore, e cila rrugë do t’ju mundësojë qytetarëve të Kosovës që shumë më shpejt të kalojnë në autostradë-rrugën e kombit.  Në prespektivë do të jetë një arterie e fuqishme e cila do të lidhet me autostradën Prishtinë-Shkup“.

 

„ Ne sot po i shofim nga afër këto punime të cilat janë duke shkruar sipas planit dinamik të punimeve ashtu siç është paraparë. Bashkë me kryetarin e komunës po e diskutojmë mundësinë që nga ky vit të fillojmë me projekt shtesë i cili do të mundësonte lidhjen e kësaj rruge me autostradën e ardhshme Prishtinë-Shkup, të shkarkojmë një një mënyrë ose tjetër rrugën e cila kalon përmes fshatit Gadime. E përgëzoj kryerarin e Lypjanit edhe atë të Gjilanit, për një punë të shkëlqyeshme dhe për një bashkëpunim të mirë me autoritetet qendrore. Në saje të gjithë këtij bashkëpunimi ne do i japim të gjitha objektivat tona që të kemi rrugë, sa më cilësore dhe në kohën e duhur“  vlerësoi ministri Mujota.

 

Ndërsa kryetari i komunës së Lypjanit Shukri Buja, e falenderoi ministrin Mujota për të projekt kapital dhe jetik për banorët e kësaj ane.

 

Asfaltimi i rrugës e cila lidh këto dy komuna, ka një gjatësi 17 kilomtra,vlera e këtij projekti kap shumën më shumë se 4 milionë euro, kryesisht investim nga Qeveria e Kosovës.

 

Përfundimi i asfaltimit të kësaj rruge pritet që të realizohet brenda një muaji.

 

 

Foto Galeria

Video Galeria