Ministri Mujota inspektoi disa projekte rrugore në komunën e Istogut

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota së bashku me bashkëpunëtorë inspektoi disa projekte rrugore, të cilat tashmë janë duke u realizuar në disa fshatra të komunës së Istogut.

Inspektimin e këtyre punimve që tashmë janë në përfundim e sipër, ministri Mujota e bëri në këto fshatra: Prekallë, Turbuhovc, Llukafc, Prigodë Vrellë, Studenicë, Sine, Mojstir, dhe Tomoc-Kovragë .

Duke i inspektuar këto punime e që në disa projekte edhe është vendosuar shtresa e asfaltit, ministri Mujota tha se ndjehem shumë i kënaqur, që kemi punuar të realizojmë këto rrugë.

“ Ndihem jashtëzakonishtë mirë, që Ministria e Infrastrukturës, po ndihmon në
realizimin e projekteve rrugore anë e kënd Kosovës. Kjo është një dëshmi se Ministria e Infrastrukturës, por investon ne ndërtimin e rrugëve aty ku ndihet nevoja e qytetarëve, si dhe aty ku komunat kanë ofruar projektet e tyre, si prioritete për ndërtimin e rrugëve”.

Ministri Mujota, gjthashtu vlerësoi se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, janë të gatshëm që të investohet në pjesët e vendit tonë, aty ku e kerkon zhvillimi i jetës së qytetarëve të vendit tonë.
“ Ndërtimi i rrugëve të reja, do të ndikoi drejtëpërsëdrejti në zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit tonë, konkretisht në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë të cilat janë karakteristikë e vendit tonë“.

Në anën tjetër, mikëpritja nga ana e banorëve në fshatrat ku po bëheshin ndërtimet e rrugëve, ishte shumë e ngrohtë. Banorët e këtyre fshatrave shrehën falenderimet e tyre më të sinçerta për ministrin Mujota, pasi që sipas tyre me ndërtimin e rrugëve të reja po e ndihmon jetën e banorëve si dhe me këtë do të ndikohet në shpërnguljen e banorëve nga këto anë.

Foto Galeria

Video Galeria