Ministri Mujota gjatë vizitë së tij në SHBA u takua me kongresistin amerikan Eliot Engel dhe Raffi Gregorian, zv. Drejtor i Byrosë për çështje

Gjatë vizitës në SHBA, Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka realizuar takime në  Kongresin amerikan me Kongresistin Eliot Engel, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet, arritjet dhe përspektivën e Kosovës në të gjitha drejtimet, e veçmas në atë të zhvillimit ekonomik e infrastrukturor.

 

Kongresisti Eliot Engëll, e siguroi ministrin Mujota që SHBA-të dhe ai personalisht do të vazhdojnë ta përkrahin Repunblikën e Kosovës.

 

Poashtu, ministri Mujota u prit në një takim të veçantë në Departamentin e Shtetit nga z. Raffi Gregorian, zv. Drejtor i Byrosë për çështje Evropiane.

 

Në takim janë biseduar çështje të rëndësishme për Kosovën dhe perspektivën e saj zhvillimore e integruese. Në këto takime, ministri Mujota shtroi nevojën e mbështetjes financiare të Kosovës në projektet e saj zhvillimore, që hapin përspektivë zhvillimi për Kosovën dhe rajonin.

 

Një takim tjetër ministri Mujota ka realizuar në Departamentin e Transportit në Drejtorinë Federale për Administrimin e Autostradave me z. Ian Saunders.

 

Në të gjitha takimet janë vlerësuar lartë përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik të vendit dhe integrim euro-atlantik. SHBA-të do të vazhdojnë të jenë mbështetës të fuqishëm të Kosovës në të gjitha drejtimet edhe në të ardhmen, ishte vlerësimi I përbashkët në të gjitha takimet

Foto Galeria

Video Galeria