Ministri Mujota dhe homologu i tij kroat Popijaç, nënshkruan marrëveshjen ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Kroacisë
Në praninë e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, dhe kreyeminstres së Kroacisë, Jadranka Kostor, ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe homologu i tij nga Kroacia Duro Popijaç, nënshkruan marrëveshjen ndërkombëtare për transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.
Njëherit, kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare që po nënshkruhet mes dy shteteve, përkatësisht në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.Me këtë marrëveshje rregullohet transporti rrugor ndërkombëtar i udhëtarëve, mallrave si dhe transporti transit, nëpër territorin shtetëror të palëve kontraktuese, në këtë rast Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje qëndron në faktin se përmes kësaj:
- Promovohet bashkëpunimi në transportin ndërkombëtar në suaza të ekonomisë së tregut, lëvizjës së lirë të njerëzve dhe mallrave.
-Avansohet zhvillimi i tregtisë së lirë dhe marrëdhëniseve ekonomike ndërmjet dy shteteve
-Shtohet niveli i sigurisë në komunikacionin rrugor dhe
-Lehtësohen procedurat administrative dhe eleminohen të gjitha barrierat që eventualisht janë paraqitur si pengesa administrative për kompanitë transportuese të të dyja vendeve.