Ministri Muharremi nënshkoi tri udhëzime administrative
Prishtinë
5 shtator 2017
Ministri i Infrastrukturës Hanefi Muharremi, nënshkroi sot tri udhëzime administrative: për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën a patentë shoferit, për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për licensimin e menaxherëve të infrastrukturës hekurudhore, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit asministrativ për licensimin e operatorëve hekurudhorë.
Udhëzimi Administrativ, me numër 21/2017 për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën a patentë shoferit, ka për qëllim që të përcaktoj kushtet dhe kriteret për marrjen e autorizimeve, përtëritje e autorizimeve, pezullimin dhe revokimin e autorizimit, mënyrën e mbajtjës së trajnimit në fushën e patentë-shoferit si dhe çështjet e lidhura e to.
Ndërsa, Udhëzimi Adminstrativ, me numër 18/2017, për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për licensimin e menaxherëve të infrastrukturës hekurudhore,ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr.03/2012, për licensimin e menaxherëve hekurudhorë.
Ndërkaq, Udhëzimi Administrativ me numër 17/2017, për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit asministrativ për licensimin e operatorëve hekurudhorë, ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ, me nëmr 02/2012, për licensimin e Operatorëve të Transportit Hekurudhor.
Të tri Udhëzimet Administrarive, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit ë ministrit.