Ministri Muharremi dhe kryetari i Ahmeti inauguruan fillimin e punimeve Magurë-Blinajë
Prishtinë
10 gusht 2017
Ministri i Infrastrukturës Hanefi Muharremi dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, inauguruan fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës që i lidhë fshatrat Magurë-Blinajë.
Kjo rrugë ka një gjatësi prej 3.2 kilometra. Rruga do të ketë gjerësi prej 5 metrash , gjerësi të trotuarit 1.5 metra, gjerësi të shtegut për çiklistë 1.2 metra, si kanalizimi i hapur për rrjedhejn e ujit atmosferik dhe ndriçim publik.
Asfaltimin e kësaj rruge do t’a financojë Ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Lipjanit, ndërsa vlera e realizmit të këtij projekti është 497.971.41 euro.